Yjet e futbollit, statuja e Leo Messi përkrah Pele dhe Maradona

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 16:48 | Futboll
Yjet e futbollit, statuja e Leo Messi përkrah Pele dhe Maradona

Statuja e Lionel Messi u vendos përkrah atyre të dy legjendave të tjera të futbollit latin, Diego Armando Maradona dhe Pele.

Në zyrat e Konfederatës së Futbollit të Amerikës Latine u zbulua statuja e 35-vjeçarit, që vetëm pak muaj më parë arriti të shpallej kampion bote me Argjentinën.

E udhëhequr nga Messi, përfaqësuesja albiceleste u rikthye te triumfi pas 36 vjet pritje. Vetëm pak ditë më parë, Leo kaloi edhe kuotën e 100 golave në arenën ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos