Prezantuesi i CNN me koronavirus, por nuk heq dorë nga programi

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 21:37 | Bota
Prezantuesi i CNN me koronavirus, por nuk heq dorë nga programi

Chris Cuomo, vëllai i guvernatorit të Nju Jorkut dhe prezantues i CNN, rezultoi pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

Lajmin e dha vetë guvernatori Andrew Cuomo: “Do të jetë mirë. Është i ri, në formë të mirë dhe i fortë, megjithëse jo aq sa mendon”.

Sipas tij, Chris do të karantinohet në bodrumin e shtëpisë, për të ruajtur bashkëshorten dhe fëmijët.

Vetë prezantuesi i “Cuomo Prime Time” tha në Twitter se kishte pasur temperaturë, ethe dhe marrje fryme, por se tani ndihej më mirë.

Ai njoftoi se do të vazhdojë të drejtojë programin e orës 21:00 në CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos