Frikë për një valë të tretë, Parisi në lockdown, 1 muaj izolim

Nga A2 CNN
19 Mars 2021, 12:06 | Bota
Frikë për një valë të tretë, Parisi në

Jeta do të ndalet sërish në kryeqytetin francez dhe jo vetëm, ndërsa autoritetet i druhen një vale të tretë të pandemisë së koronavirusit.

Rreth 21 milionë njerëz që jetojnë në 16 zona të Francës, do të jenë në izolim për një muaj nga mesnata e së premtes. Lockdown-i nuk do të jetë aq strikt sa i mëparshmi, e siç bëri të ditur kryeministri Jean Castex, qytetarët do të lejohen të dalin për aktivitet fizik, ndërsa shkollat do të qëndrojnë të hapura.

 “Sa i përket bizneseve, ashtu si në mars dhe në nëntor do të lejohen vetëm dyqanet e shërbimet e domosdoshme. Në këtë kategori do të përfshihen edhe libraritë dhe dyqanet muzikore. Qytetarët do të mund të dalin për të ecur, për të marrë pak ajër të pastër apo për t’u stërvitur, por vetëm pasi të kenë marrë leje dhe brenda rrezes prej 10 km nga banesa. Në zonat e izoluara, udhëtimi nga njëri rajon në tjetrin do të ndalohet”, deklaroi kryeministri.  

Franca regjistroi më shumë se 35 mijë infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit. Sipas kryeministrit, një valë e tretë infektimesh, po bëhej një mundësi gjithmonë e më reale.

Situata në Paris është veçanërisht shqetësuese me 1200 njerëz në trajtim intensiv, më shumë se sa në kulmin e valës së dytë në nëntor. Shtetrrethimi kombëtar do të mbetet në fuqi, por duke nisur një orë më vonë, në 19 të mbrëmjes, duke konsideruar zgjatjen e ditës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos