Frikëson Koreja e Veriut, nxjerr në rrugë arsenalin e raketave interkontinentale

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 08:57 | Bota

Koreja e Veriut ka treguar edhe njëherë “muskujt” e saj ushtarakë me një paradë të madhe ku u prezantua arsenali i raketave balistike interkontinentale, disa prej të cilave, sipas ekspertëve, mund të sfidojnë potencialisht sistemin e mbrojtjes së SHBA-së.

Mijëra njerëz kishin dalë në rrugët e Penianit për të parë paradën ushtarake ku u shfaqën armatimet më të reja dhe trupat e këmbësorisë.

Të pranishëm ishin dhe lideri Kim Jong-un, i cili shoqërohej nga vajza e tij e vogël që po shihet si shumë njerëz si pasardhëse e pushtetit.

Numri i madh i raketave me rreze të gjatë ka shkaktuar shqetësim sepse analistët thonë se një numër i tillë mund të mposhtë mbrojtjen bërthamore të SHBA-së nëse secila raketë mbante koka të shumta lufte.

Mediat e Koresë së Veriut nuk dhanë detaje, por thanë se një arsenal i tillë demonstroi aftësitë e fuqishme të parandalimit të luftës dhe kundërsulmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos