All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Në pritje të sulmit rus, Kievi ndërron ministrat me ushtarakë, rusët "gati" brenda 15 shkurtit

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 23:17 | Bota
Në pritje të sulmit rus, Kievi ndërron ministrat me
All - Paragraf - 1

Po afrojnë ditë edhe më të vështira dhe vendimtare për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, dhe ai nuk dëshiron të mbetet i papërgatitur përballë asaj që cilësohet si një valë e dytë të pushtimit rus, ku mendohet se do të marrin pjesë deri në 500 mijë ushtarë.

Presidenti ukrainas, i cili ka filluar turin e tij europian për të takuar edhe një herë liderët e vendeve NATO, e di mirë që opinioni publik që deri më tani e ka mbështetur është gjithmonë e më në ankth, dhe jo vetëm për luftën por edhe për skandalin e korrupsionit që ka përfshirë pikërisht në këtë moment delikat eksponentët e rëndësishëm qeveritar.

All - Paragraf - 3

Ministri i Mbrojtjes Olekseii Reznikov u tërhoq nga posti delikat pas përfshirjes direkte në skandalin e tenderave për ushtarët në front, dhe mund të zëvendësohet nga Kyrilo Budanov, kreu i shërbimeve sekrete ushtarake.

Ky emërim do të ishte në linjë me atë të Ihor Klymenkos në ministrinë e Brendshme, i cili jo vetëm ka qenë kreu i policisë ukrainase por ka edhe një karrierë ushtarake.

Figura me eksperiencë lufte në vendet kyçe të ekzekutivit mendohet se mund t’i japin popullatës mesazhin se Kievi është i përgatitur edhe për furinë e sulmeve që priten të shtohen ndjeshëm tashmë dita ditës.

All - Paragraf - 6

Sipas shërbimeve sekrete ukrainase, tashmë dhjetëra mijëra ushtarë rusë po grupohen në lindje të vendit, veçanërisht në Luhansk, nga ku analistët mendojnë se do të nisë faza e dytë e sulmit rus.

Se kur do të vijë “drita jeshile” nga Kremlini  për gjeneralët në terren mbetet e paqartë, por gjasat janë që duke filluar nga 15 shkurti, përgatitjet do të kenë përfunduar dhe sulmi që Rusisë i duhet për t ë shmangur furnizimin e Ukrainës me armët dhe mjetet e NATO-s mund të jepet në çdo moment nga Vladimir Putin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/07/jep-doreheqjen-ministri-i-luftes-ne-ukraine/
https://a2news.com/2023/02/08/zelensky-ne-londer-me-avion-ushtarak-liria-do-te-triumfoje-rusia-do-te-humbase/
https://a2news.com/2023/02/04/lufta-ne-ukraine-do-te-zgjase-dhe-do-te-jete-me-e-pergjakshme/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos