“Frozen 2” arkëton mbi 1 miliardë dollarë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 16:55 | Showbiz

Ka vetëm tri javë që është shfaqur në kinema, por “Frozen 2” ka arkëtuar deri tani mbi 1 miliardë dollarë nga biletat në të gjithë botën, duke u bërë kështu filmi i gjashtë i Disney-t që kalon këtë shifër në vitin 2019.

Seria e parë e filmit, publikuar në vitin 2013, arriti të grumbullojë rreth 1 miliardë e 32 milionë dollarë në të gjithë botën, rekord që duket se do të kapet nga historia e re e motrave Elsa dhe Anna dhe mikut të tyre brej bore, Olaf.

“Frozen 2” u shfaq për herë të parë më 22 nëntor në Shtetet e Bashkuara dhe që në fundjavën e parë vendosi rekord për filmat e animuar, duke arkëtuar 358,5 milionë dollarë, shumë më tepër se sa “Mbreti Luan”, që u rendit i dyti me 245,9 milionë dollarë arkëtime dhe “Toy Story 4”, me 244,5 milionë.

Duke kaluar pragun e 1 miliardë dollarëve për tri javë, “Frozen 2” është filmi i shtatë më i shikuar në historinë e filmave të animuar. Filmit të parë iu deshën 15 javë për ta arritur atë rekord. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos