Vajza xhamajkane, “mbretëresha” e bukurisë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 09:05 | Showbiz

Në Londër u zhvillua konkursi i bukurisë Miss Bota, ku u kurorëzua një vajzë nga Xhamajka.

Konkurrente nga 111 shtete, përfshirë Shqipërinë, morën pjesë në edicionin e 69 të këtij konkursi.

Fitueses Toni-Ann Singh iu dorëzua kurora nga Miss-i i vitit të kaluar, meksikania Vanessa Ponce de Leon.

Ndërkohë, një javë më parë, 26-vjeçarja nga Afrika e Jugut, Zozibini Tunzi, në një tjetër konkurs bukurie, u zgjodh Miss Universi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/09/vajza-me-e-bukur-ne-bote-jeton-ne-afriken-e-jugut/

A2 CNN Livestream

Latest Videos