
Në 15 dhjetorin e vitit 1984 do të publikohej kënga “Last Christmas” e grupit Wham! të George Michael dhe Andrew Ridgley. Bëhet fjalë për një nga këngët e fundivitit më të dëgjuara të të gjitha kohërave.
Për të festuar përvjetorin e 35, është publikuar këto ditë dhe një ripërpunim i versionit origjinal në disk gramafoni të bardhë, sigurisht në sasi të limituar.
Kënga historike është dhe kolonë zanore e filmit po me të njëjtin emër të Emilia Clarke, që pritet të shfaqet në kinematë botërore këto ditë.
Vitin e publikimit, në dhjetor të 1984, kënga arriti në vendin e dytë të klasifikimit. “Last Christmas” mban dhe një rekord të çuditshëm: deri më sot është kënga më e shitur dhe shkarkuar, por që nuk ka mbajtur asnjëherë vendin e parë të klasifikimit në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë 35 viteve jetë, kënga ka ruajtur një popullaritet shumë të lartë duke tërhequr shumë gjenerata e fansa dhe në vitin 2017 u rikthye në vendin e dytë të klasifikimit në billboard-in amerikan. (A2 Televizion)