
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), ka reaguar pas publikimit të raportit të Facebook, ku thuhet se janë fshirë disa llogari të MEK me të cilat sulmohej përmes informacioneve të rreme regjimi i Iranit.
“Në kundërshtim me pretendimet e diskredituara e të dyshimta, të cilat mirëpriten nga regjimi iranian dhe operativët e lobet e tij që veprojnë nën maska të ndryshme, asnjë nga llogaritë e lidhura me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) nuk është mbyllur”, thuhet në reagimin e NCRI.
“Akuza qesharake për ekzistencën e një grupi në Shqipëri, i lidhur me PMOI/MEK, i cili bën postime provokative online, është absolutisht e rreme. Kjo akuzë krejtësisht e pabazë është sajuar fillimisht në vitin 2018 nga Javad Zarif dhe Hamid Baeidinejad, ambasadori i mullahëve në Mbretërinë e Bashkuar. Citimi i artikujve e burimeve me natyrë të dyshimtë apo të lidhura me regjimin iranian për të sulmuar Rezistencën Iraniane, është një fushatë shumë e njohur demonizimit të së cilës i mungon besueshmëria.
Facebook mund t’i kishte kontrolluar dhe mund t’i kontrollojë ende të gjitha llogaritë që supozohet se janë të lidhura me Rezistencën Iraniane dhe me zyrat e PMOI-së apo zyrat përfaqësuese të NCRI-së në Shtetet e Bashkuara dhe në kryeqytetet europiane”. (A2 Televizion)