Ftesa e Ballës për shkarkimin e Metës: Lufta jonë, kthimi i demokracisë, çdo gjë tjetër shmang vëmendjen

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 12:42 | Politikë
Ftesa e Ballës për shkarkimin e Metës: Lufta jonë, kthimi i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, reagoi pas ftesës nga foltorja e Kuvendit e kreut të grupit të PS-së, Balla që opozita të bashkojë votat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Gazmend Bardhi shprehet se kjo ftesë për shkarkimin e kreut të shtetit bëhet për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave.

“Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon ta bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, shkruan Gazment Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos