Fundi i mësimit iu merr jetën 14 nxënësve të një shkolle fillore

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 22:11 | Aktualitet
Fundi i mësimit iu merr jetën 14 nxënësve të një

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë fillore në Kenia, ku 14 nxënës humbën jetën si pasojë e shtyrjes së qindra fëmijëve nëpër shkallë pasi zilja ra për orën e fundit të mësimit.

Në incident mbetën të plagosur dhe 39 nxënës të tjerë, raportojnë mediat lokale që citojnë autoritetet policore në Kakamega.

“Humbën 14 nxënës, edhe një jetë e humbur është shumë”, u shpreh me lot në sy ministri i Arsimit, George Magoha.

Gazeta “Daily Nation” zbardh disa detaje nga ngjarja e rëndë ku shkruan se disa nga nxënësit ranë nga kati i tretë pas shkëputjes së parvazit të shkallëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos