Fundi i pandemisë? Alimehmeti: Dolëm nga faza akute, të hiqen masat anti-covid

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 16:40 | Aktualitet
Fundi i pandemisë? Alimehmeti: Dolëm nga faza akute, të hiqen

Shqipëria ka dalë nga faza akute e pandemisë së koronavirusit.  Për epidemiologët, situata këtë periudhë është e qetë pavarësisht varianteve shumë më ngjitëse që janë në qarkullim.

Ilir Alimehmeti thotë se edhe varinati Ba2 i konfirmuar zyrtarisht vetëm pak javë më parë, ka qenë në vendin tonë që në muajin shkurt, kohë kur u shënua piku i pandemisë së koronavirusit.

Për epidemiologun Alimehmeti ka ardhur koha që Shqipëria të heqë tërësisht masat anti-covid.

Aktualisht  shifrat e infektimeve ditore  janë shumë të ulëta, 50-60 raste në të gjithë vendin.  Edhe më pozitive duket situata në spitale ku sipas mjekëve ka rënë ndjeshëm numri i shtrimeve dhe urgjencave ditore.

Vetëm 6 pacientë janë të shtruar në spitalin covid-3, ndërsa vihet re ulje e ditëve të qëndrimit. Ndërkohë dy qarqe të vendit, Lezha dhe Dibra prej ditësh nuk kanë asnjë  rast infektimi nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos