Pastrimi i Elbasanit, puna e parë e kryetarit të ri të Bashkisë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 13:45 | Aktualitet
Pastrimi i Elbasanit, puna e parë e kryetarit të ri të

Kryetari i ri i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, e ka nisur punën duke pastruar një nga zonat më tërheqëse të qytetit, veçanërisht për turistët, lagjen Kala. i shoqëruar nga punonjës të administratës së Bashkisë, punëtorët e pastrimit dhe disa deputetë, Llatja ka drejtuar vetë aksionin për pastrimin e kalasë që në orët e para të mëngjesit.

Ai është shprehur se aksione të tilla do të zhvillohen në çdo lagje dhe zonë të qytetit. Kreu i ri i Bashkisë së Elbasanit ka pranuar edhe problematikën e ngritur nga televizioni A2 CNN disa ditë më parë, në lidhje me papastërtitë që kanë pushtuar kodrën e Krastës, duke paralajmëruara një aksion të madh për pastrimin e saj. “Po përgatitemi të bëjmë një aksion tjetër, më të madh se sa ky, për Krastën. Edhe aty ka grumbullime mbetjesh”, u shpreh ai.

Këto aksione, përveç pastrimit të qytetit, kanë si qëllim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, që të mbajnë pastër ambientet e përbashkëta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos