
Të paktën 10 marinarë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi një anije peshkimi spanjolle u mbyt të hënën në mbrëmje në brigjet e Kanadasë.
Anija e peshkimit, e quajtur Villa de Pitanxo, u fundos rreth 450 kilometra në lindje të Newfoundland, shkroi agjencia, Salvamento Maritimo, në mediat sociale.
Anija 50 metra e gjatë kishte 24 anëtarë të ekuipazhit në bord, duke përfshirë 16 marinarë spanjollë, 5 marinarë nga Peruja dhe 3 nga Gana.
Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit, me mbështetjen e një avioni, dy helikopterëve dhe një anije peshkimi spanjolle dhe portugeze, të cilave iu është bashkuar edhe një anije kanadeze në kushtet e një moti me erë, det të trazuar dhe pamje të reduktuar. (A2 Televizion)