
“The Van”, apo në shqip “Furgoni”, filmi i fundit i Erenik Beqirit vijon rrugëtimin artistik në Festivalin e Kanës.
Ndonëse eventet ku mbledhjet masive të njerëzve janë anuluar, në tapetin e kuq të botës së kinematografisë, në Kanë, ka nisur organizimi i një festivali 10-ditor që si qëllim ka mbledhjen e fondeve në luftën kundër Covid-19.
Produksioni kinematografik nga regjisori shqiptar Erenik Beqiri është përzgjedhur mes atyre filmave që do të përcillen për publikun ndërkombëtar në kuadër të kësaj strategjie, që Kana e ka pagëzuar me emrin “We are one”. (A2 Televizion)