
“Faleminderit për punën që po bëni!”. Artisti britanik Bansky ka sjellë një pikturë të re dedikuar stafit mjekësor të shërbimit shëndetësor për t’i falënderuar për punën e tyre të palodhshme në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Bëhet fjalë për një pikturë, rreth 1 metër katror që është vendosur pranë urgjencës së spitalit të Southampton.
Në tablo shihet një vajzë e vogël që është duke luajtur me disa superheronj dhe mes tyre ka zgjedhur të mbajë në dorë një kukull infermiereje me maskë që e ka dorën të ngritur në stilin e Superman-it.
E gjithë simbolika e kësaj vepre arti është për të treguar heroizmin e personelit shëndetësore në këtë situatë të vështirë pandemie që ka gjunjëzuar Britaninë e Madhe. (A2 Televizion)