Një aksident ka ndodhur në kryqëzimin e Shënkollit në Lezhë. Një furgon është përplasur me një kamion dhe për pasojë ka mbetur një person i plagosur.
I plagosuri ishte pasagjer në furgon dhe është transportuar menjëherë për në Spitalin e Lezhës.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë ndërprerja e rrugës nga kamioni. (A2 Televizion)