Rindërtohet shkolla në Thumanë e goditur nga tërmeti

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 18:10 | Aktualitet
Rindërtohet shkolla në Thumanë e goditur nga tërmeti

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Haxhi Qira” në Thumanë të Krujës do të hapë së shpejti dyert e ambienteve bashkëkohore dhe do të mirëpresë 477 nxënësit dhe 34 mësuesit e saj.

4500 përfitues nga komuniteti i Thumanës do të gëzojnë një institucion arsimor dinjitoz dhe me standarde evropiane për procesin mësimor: të sigurt, me sistem ngrohjeje dhe ftohjeje, me sistem për mbrojtjen nga zjarri, izolim termik, kamera sigurie, instalime elektrike dhe hidrosanitare, instalime të sistemit të teknologji-informacionit, ndriçim për raste emergjence etj.

Shkolla është pjesë e Programit “EU4Schools”, i financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP. Në kuadër të këtij programi, po rindërtohen ose riparohen 63 objekte arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë afërsisht 24.000 fëmijë, nxënës e mësues.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos