Fluks i pazakontë pacientësh, hapen urgjenca pediatrike në katër qendra shëndetësore

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 16:48 | Aktualitet
Fluks i pazakontë pacientësh, hapen urgjenca pediatrike në

Si asnjëherë më parë, mjekët e familjes po përballën më një fluks të pazakontë pacientësh. Omicron, varianti më ngjitës i koronavirusit po prek të gjitha moshat, duke infektuar të pavaksinuar, të vaksinur si dhe persona që e kanë kaluar njëherë sëmundjen.

Pjesa më e madhe e të sëmurëve që i drejtohen qendrave shëndetësore me shenja të gripit rezultojnë pozitiv me koronavirus. Përhapja e shpejtë e Omicron po prek në masë edhe të vegjlit.

1 në 2-3 fëmijë të sëmurë që i drejtohen mjekut këto ditë dalin pozitiv me koronavirus.  

Për të ulur fluksin e lartë të urgjencave në pediatrinë e QSUT,  4 qendra shëndetësore në Tiranë janë kthyer në shërbim 24 orësh për të pacientet e vegjël.

Varianti Omicron po bëhet gjithnjë e më dominues ndaj Deltës dhe virozave të stinës. Për fat të mirë fëmijët dhe të vaksinuarit thonë mjekët po e kalojnë si grip. Por edhe shifrat e shtrimeve në spital nuk kanë ndryshuar pavarësisht valës së variantit Omicron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos