Kemi hyrë në 100 ditët e fundit të periudhës para zgjedhjeve të 25 prillit dhe duket se partitë i kanë ndezur motorët. Por, ca nga pandemia e ca nga debatet e përditshme, duket se po lihen paksa pas dore programet e partive kryesore, me të cilat ato do të synojnë të kthejnë elektoratin tek vetja. Partia Demokratike, në fakt, ka kohë që e ka nisur në një farë mënyre parashtrimin e pikëpamjeve të saj në lidhje me ekonominë. Nga ana tjetër, Partia Socialiste e ka më të lehtë, pasi tashmë e ka të buxhetuar programin e saj. Ku, në tërësi bie në sy ulja e taksës për biznesin e vogël, taksimin progresiv dhe vazhdimin e dhënieve me koncesion të veprave publike. Ndërkohë, sot, LSI ka dalë me një program ekonomik, ku disa elemente të saj janë prezantuar për opinionin publik. Për të folur për këtë çështje, në studion e “Ditari” në A2 ishte analisti Ilir Kalemaj. (A2 Televizion)
Fushata elektorale dhe programet. Ekonomia, premtimet dhe zbatimi…
