
Dritan Taulla, përfaqësues nga KRIIK Albania, deklaroi se ka një fushatë në hije nga partitë politike, e cila po zhvillohet në Facebook.
Taulla deklaroi në A2 Business se ka disa faqe që shpenzojnë para për reklama politike dhe nuk dihet se kush i financon apo qëndron pas tyre.
“Çfarë është fushata hije? Në këto moment që ne flasim ka disa faqe në Facebook. Falë Zotit, Facebooku na ka lejuar të shohim transparencë të financimeve.
Ka disa faqe. Një pjesë prej të cilave janë ngritur në janar të këtij viti, njëra në nëntor të vitit 2020, një tjetër është një faqe popullore, ka pasur një moment inaktiviteti por që nga shtatori-tetori japin reklama politike.
Shpenzojnë para. Këto faqe kanë shpenzuar 10 miljonë lekë vetëm gjatë prillit. Ato nuk kanë asnjë filacion me partitë politike. Pra kjo është fushatë hije, fushatë nga të tretë, nuk dihet kush është mbrapa këtyre faqeve që po hedh para për këto.
Fatmirësisht Facebooku na e lejon. Në Youtube nëse tenton të shohësh një video do shohësh një reklamë. Nga ta dimë nëse këto reklama janë paguar nga partia përkatëse apo nga dikush tjetër?”, deklaroi ai. (A2 Televizion)