
Ministri i Mjedisit dhe kandidati i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ishte i ftuar në emisionin “Absolut 4” në A2, ku tregoi disa arsye pse beratasit duhet ti japin PS mandatin e tretë.
Klosi shpjegoi se në këtë qark janë krijuar dy industri të reja, turizmi dhe agropërpunimi.
“Ajo që është krijuar në Berat, nuk është vetëm se është një bastion i së majtës historikisht, por ka dhe dy industri të reja të krijuara në 4-5 vitet e fundit, është industria e re e turizmit.
Berati ka qenë një qytet turistik, por ajo që ka përjetuar në vitet e fundit, sidomos në vitet 2018-2019 ku ka pasur nje boom fantastik vizitorësh të huaj, turizëm, shtimin e hotelerisë, shtimin e shërbimit. Janë ndërtuar disa hotele të reja, që sot janë aktivë dhe presin sezonin e ri turistik.
Industria e dytë, për mua po aq entuziaste është industria e agropërpunimit. Ka ndërtuar një botë të re, që nga ekrani është vështirë të dali, që është bota e agropërpunimit, e prodhimit në sera dhe arë. Trefishimin e sipërfaqeve të mbjella me sera, dyfishimin e sipërfaqes së mbjellë me ullinj, pesëfishimin e produkteve që eksportohen, shtimin e kësaj industrie.
Dy industritë e reja janë fakt real. Po ashtu investimet e huaja që pritet të zhvillohen në qark. Mos harrojmë, që aeroporti i Kuçovës është realitet, Projekti 50 milionë euro investim nga NATO ështe realitet, ka filluar implementimi i tij.
Infrastruktura që e lidh qarkun e Beratit ka marrë super investime dhe super zhvillime gjatë viteve të fundit.”, u shpreh Blushi. (A2 Televizion)