Ilirjan Celibashi tregon çfarë do të ndodhë me votat e kandidatëve të subjekteve që nuk fitojnë mandate

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 21:48 | Politikë
Ilirjan Celibashi tregon çfarë do të ndodhë me votat e

Një ndër çështjet e trajtuara në “Absolut 4” me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ishte dhe ajo se çfarë do të ndodhë me votat e kandidatëve të partive që nuk do mundin të fitojnë mandat deputeti.

Sipas Celibashi, nëse një subjekt nuk arrin të fitojë një mandat, votat për kandidatët nuk do të numërohen, kështu që dhe vetë kandidatët e kësaj partie nuk do mundet të krahasohen me njëri-tjetrin

“Jo. Ajo parti nuk përfiton mandate, kështu që nuk ka asnjë arsye përse të numërohen fletët e votimit për votat që mund të kenë marrë kandidatët e asaj partie politike”, tha Celibashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos