"Absolut 4", Celibashi tregon si do të kryhet numërimi i votave të kandidatëve

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 21:45 | Politikë
"Absolut 4", Celibashi tregon si do të kryhet numërimi i

Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, tregoi në "Absolut 4" si do të bëhet numërimi i votave të kandidatëve, në zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi tregon se janë marrë masa dhe se do të rivlerësohen vetëm ato fletë votimi ku ka shënime vetëm për partinë politike dhe kandidatin, ose vetëm për kandidatin.

“Ekziston ai problemi i kandidatëve brenda një subjekti. Një masë e kemi marrë që është shumë sinjifikative. Kemi evituar nga rivlerësimi dhe rinumërimi, fletët e votimit ku ka shënim vetëm për partitë politike. Do të rivlerësohen fletët e votimit ku ka shënime vetëm për partinë politike dhe kandidatin, ose vetëm për kandidatin. Në këtë mënyrë ulet mundësia që të ketë abuzime me përmbajtjen e fletës së votimit.

Sepse një fletë votimi të tillë, nëse dikush në mënyrë abuzive do t’i shënojë një kryq, do ta bëjë të pavlefshme. Dëmtohet interesi i kandidatit që e ka marrë këtë votë por nuk është se ka interes në këtë proces. Ka interes nëse te ajo fleta e votimit ku është shënuar vetëm partia politike, ti kishe mundësinë që të vendosje kryq për kandidatin.

Nga pikëpamja teknike kemi organizuar sistemin në mënyrë të tillë që të ketë transparencë jo vetëm për vëzhguesit që janë aty por rezultatet do transmetohen në kohë reale në KQZ. Kjo ul riskun që dikush të kalkulojë.”, u shpreh Celibashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos