Fushatë leximi në të gjithë vendin, rrethet kanë nevojë të pasurojnë bibliotekat

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 20:09 | Aktualitet

Nuk ka libra në shkolla, sidomos jashtë Tiranës. Aty nuk lexohet më si dikur, sepse joshja nuk vjen nga një bibliotekë e varfër me tituj. Por, që të pasurohen ato duhet rigjetur dëshira për të lexuar.

Dhe sipas Alda Bardhylit që drejton Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, misioni i vitit 2022 do të jetë ai i leximit përtej ambienteve të këtij institucioni.

“Në një studim në terren që kemi bërë mbi gjendjen e bibliotekave në Shqipëri, kemi vënë re me trishtim që gjendja e tyre nuk është shumë e favorshme, ka shumë nevojë të pasurohen me tituj të ri , por kemi nevojë edhe që këto biblioteka të ri-jetësohen në qendra aktive ku mund të diskutohet libri. Përmes aktiviteteve që do të nisin nga këtu dhe do të përfundojnë në çdo fshat, ne do të nxisim dëshirën  për lexim që duket në rënie”, thotë ajo.

Alda Byrdhyli

Por, për ta realizuar këtë nuk mjafton vetëm vullneti i Ministrisë së Kulturës dhe i Qendrës së Librit. Sipas Bardhylit, ministria e Arsimit është një ndalesë tjetër po aq sa edhe nevoja për ndryshimet në ligj.

Ndonëse nuk njoftohet për ndonjë ndryshim në buxhetin që i jepet këtij institucioni, Bardhyli siguron se paratë për fondet dhe mbështetjen e botimit të veprave të reja nuk do të cenohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos