Gripi dhe Omicron, dyfishohen vizitat ambulatore në qendrat shëndetësore

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 16:44 | Aktualitet
Gripi dhe Omicron, dyfishohen vizitat ambulatore në qendrat

Në korridoret e qendrave shëndetësore numri i qytetarëve sa vjen e rritet. Virozat e stinës por edhe prania e Omicron e bën të domosdoshme një vizitë te mjeku i familjes. Dyshojnë në çdo shenjë që kanë këtë kohë, ndaj nuk neglizhojnë për asnjë moment konsultën ambulatore.

Mjekët thonë se ka një dyfishim të vizitave, kryesisht me simptoma të ngjashme.

“Ka dyfishim nga ditët normale, me temperaturë, kollë, ngjirje zëri, dhimbje koke e trupi, nuk është e agravuar pasi me mjekimet simptomatike është reduktuar koha e shërimit”, shprehet drejtori i Qendrës Shëndetësore 9, Bujar Mema.

Rreziku nga variant Delta nuk është larguar, pasi konstatohet një rritje e rasteve paralele me virozat e stinës, si dhe infektimit nga pandemia.

“Nga ajo që shohim nga ekzaminimet, testet dhe analizat është vënë re një rritje të Delta A por edhe Omicron, si dhe viroza stinore. Por edhe me sinozit, bronshit apo pneumoni”, tha ai.

Pozicionimi i të paktën 4 qendrave shëndetësore në shërbim 24 orë, sipas autoriteteve ka dhënë ndikimin e parë në uljen e flukseve në QSUT, kryesisht në Pediatri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos