Vendoret e 14 majit, lufta ndaj korrupsionit karta elektorale e Nismës Thurje

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 11:05 | Politikë
Vendoret e 14 majit, lufta ndaj korrupsionit karta elektorale e Nismës

Gjatë një aktiviteti me banorët e Kombinatit, aktivistët e “Nismës Thurje” kërkuan mbështetjen më 14 maj si alternativa që do të luftojë korrupsionin.

“Korrupsioni është si ai babai që vjedh lekët e shtëpisë dhe shkon dhe i luan bixhoz dhe ndërkohë fëmijët nuk kanë se çfarë të hanë. Babai në këtë rast janë ata që zgjedhim. Ata që zgjedhim në krye vjedhin paratë që duhet të shkonin për pagat, për pensionet, ndërsa disa të tjerë notojnë në luks, janë bërë të pakapshëm”, tha Pano Soko.

Sipas Endri Shabanit, politika e vjetër erdhi në vitin 1990 për të përmbysur regjimin komunist dhe përfunduan në miliarderë të Shqipërisë.

“Halli i prindërve të mi është si të paguajnë faturën e ilaçeve, halli i këtyre që erdhën për të shpëtuar Shqipërinë është ku të fshehin lekët. Kjo është e papranueshme. Ky vend nuk është i varfër, ky vend është i vjedhur”, tha Shabani.

Nisma Thurje garon në këto zgjedhje në Bashkinë e Tiranës vetëm për këshillat bashkiakë, duke premtuar transparencë në vendimmarrjet pas 14 majit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos