Tha se nuk do të bashkëpunonte me bashkitë ku fiton koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Adriana Kalaja kallëzon në SPAK Ramën

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 12:40 | Politikë

Kandidatja e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Këshillin Bashkiak Adriana Kalaja ka kallëzuar penalisht në SPAK Edi Ramën, në lidhje me deklaratat publike të këtij të fundit për të mos bashkëpunuar me bashkitë ku fitojnë kandidatët e "Bashkë Fitojmë".

Në kallëzimin e saj, Kalaja e akuzon kreun e qeverisë shqiptare për fyerje, nxitje të urrejtjes, pengim të subjekteve zgjedhore dhe përdorimin të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.

Letra i drejtohet kreut të SPAK Altin Dumani, dhe në dijeni të prezencës së OSBE-së, vëzhguesve të ODIHR dhe Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Pak ditë më parë, kur u pyet mbi deklaratat e tij për të mos votuar kandidatët e opozitës, pasi në të kundërt nuk do të ketë bashkëpunim me qeverinë qendrore, Rama tha: “Ky nuk është presion, kjo është një mënyrë për t’ia thënë drejtpërdrejt njerëzve sepse do të jetë i pamundur bashkëpunimi, sepse këta kandidatë nuk janë vënë aty për të zgjidhur hallet dhe problemet e komunitetit, por për të krijuar oaza të luftës politike, për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar bashkitë si pengje lufte”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/26/hiqeni-apendicitin-sic-e-hoqa-une-rama-me-14-maj-qendroni-ne-krahun-e-duhur-te-historise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos