
Erion Veliaj vijoi fushatën elektorale në Zall Herr. Gjatë një takimi me banorët e zonës, ai vuri theksin te rivalët opozitar në zgjedhje duke akuzuar drejtuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë” se kanë vendosur interesat personale përpara qytetarëve të vendit.
“Të dy janë për natë tek Gjiri Lalzit, por në Zall Herr kujtohen vetëm tani që ka ardhur koha për vota. Ku ishte Iliri dhe Saliu kur njerëzit kishin nevojë për ushqime se prej pandemisë nuk dilnin dot. Tani vijë se i erdhi veza”, u shpreh Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës vijoi akuzat ndaj Sali Berishës duke u ndalur tek çështja non grata.
“Do zgjidhi ai hallet e veta me amerikën nëse njerëzit do i japin votën? Nuk i zgjidh dot se Amerika e ka marr vendimin se ai është i korruptuar”, shtoi kryebashkiaku.
Gjatë aktivitetit Veliaj iu bëri thirrje demokratëve të mbështesin Partinë Socialiste në 14 maj. (A2 Televizion)