Fushë Krujë, kanosin personelin e burgut, arrestohen tre kushërinj

Nga A2 CNN
23 Gusht 2020, 17:28 | Kronikë
Fushë Krujë, kanosin personelin e burgut, arrestohen tre

Tre persona, kushërinj mes tyre, janë arrestuar nga forcat e policisë pasi kanë kanosur punonjësit e burgut të Fushë Krujës.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin A.Sh., i dënuar më parë me 15 vjet burg për vjedhje me armë, 25-vjeçari B.Sh. dhe 24-vjeçari E.Sh. i dënuar për shitje lëndësh narkotike, të tre banues në zonën e Niklës.  

Sipas dëshmive, A.Sh. dhe B.Sh. janë konfliktuar për motive të dobëta për personelin e IEVP-së së Fushë Krujës, duke kanosur një punonjës policie, specialistin e informacionit dhe një roje të burgut.

Në ndihmë të kushërinjve ka ardhur edhe E. Sh., i cili po vuante dënimin e tij në shtëpi për shkak të masave anti-covid, i cili i ka transportuar me makinë në përpjekje për të humbur gjurmët pas konfliktit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Krujë për veprat penale "Kanosja  për shkak të detyrës"  kryer në bashkëpunim dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos