
Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bradashesh dhe sipas dinamikës mjeti fugon tip "Benz", me drejtues shtetasin A.Gj., 27 vjeç është përplasur me mjetet tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin G.M., 37 vjeç, dhe me mjetin tip "Benz", me drejtues Gj.H., 51 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit "Volksëagen" shtetasi Q.M., 56 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)