
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, rezultoi i prekur nga koronavirusi. Testet e fundit të kryera konfirmuan se drejtuesi i klubit ishte pozitiv, por asimptomatik.
73-vjeçari Perez nuk ka asnjë shqetësim për momentin, por sipas protokollit sanitar është futur në izolim.
Ndërkohë, ka lajme pozitive për trajnerin Zinedine Zidane. Pas 12 ditëve në izolim, drejtuesi i stolit e kaloi virusin dhe u kthye në fushë, për të drejtuar stërvitjen e skuadrës.
Nga futbollistët e Realit pozitiv është vetëm Naço Fernandez, i cili është në izolim prej 25 janarit. (A2 Televizion)