I ftohti polar nuk ka penguar organizatorët e ndeshjes së kampionatit amerikan mes Colorado Rapids dhe Portland Timbers që të lejojnë skuadrat të zbresin në fushë si normalisht.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-3, por fotot e lojtarëve që rrëshqasin dhe dyluftojnë në borë janë përhapur me shpejtësi në internet. Megjithatë, rekordi i vërtetë ka qenë ai i temperaturës gjatë ndeshjes, -27 gradë Celsius. (A2 Televizion)