Gol me roveshiatë dhe festim live në Instagram, vetëm Balotelli mund ta bëjë këtë

Nga A2 CNN
4 Mars 2019, 11:44 | Futboll
Gol me roveshiatë dhe festim live në Instagram, vetëm Balotelli

Ku ka mënyrë më të mirë për të festuar një gol se sa një video live në Instagram me shokët e skuadrës. Një gol special meriton një festim special dhe Mario Balotelli është gjithmonë i gatshëm për gjëra të tilla.

https://www.instagram.com/p/Buj_dgdHZj7/

Në ndeshjen e një dite më parë kundër St.Etienne, sulmuesi i Marseille shënoi një gol fantastik me roveshiatë dhe vendosi ta filmojë me telefon dhe ta postojë në Instagram festën me shokët. Goli i tij në minutën e 12 ndihmoi skuadrën të fitonte 2-0 dhe është i katërti për të në 6 ndeshje për Marseille që kur u transferua aty në janar nga Nice. (A2 Televizion)

https://youtu.be/4VHE7-eNrD4

A2 CNN Livestream

Latest Videos