Të bëhesh futbollist profesionist është një nga ëndrrat më të mëdha gjatë fëmijërisë. Pak herë kjo ëndërr realizohet dhe në shumicën e rasteve, talentet “ngelin rrugës”.
Por, mes atyre që ia dalin të bëhen lojtarë profesionistë, ka nga ata që e urrejnë futbollin.
A2 CNN ju zbulon disa prej futbollistëve të famshëm që e kanë pranuar publikisht që futbollin e kanë punë dhe nuk i pëlqen fare që ta ndjekin në kohën e lirë. (A2 Televizion)
Gareth Bale - Ka pranuar gjithmonë se pasioni i tij i vërtetë është golfiMario Balotelli - Kur u pyet se pse nuk i festonte golat, u përgjigj: "Golat i kam detyrë, janë puna ime. Keni parë ju të festojë postieri kur dorëzon letrat?".Victor Valdes - Ish-portieri i Barcelonës ka deklaruar se nëse do të kthehej pas në kohë, nuk do të merrej kurrë me futboll, por me kinematografi.Gabriel Batistuta - Një nga sulmuesit më të mirë të viteve '90 ka deklaruar: "Pasi mbaroj punën time, nuk më pëlqen futbolli. Futbollin e kam punë dhe jam profesionist".Michael Owen - Fituesi i Topit të Artë, i cili vuajti shumë nga dëmtimet, ka thënë: "Kam pasur një periudhë 7-vjeçare që e kam urryer futbollin. Nuk godisja dot, nuk isha më vetja. Fshihesha në zona të fushës ku e dija që topi nuk do më vinte".Christian Vieri - I rritur në Australi, bomberi italian ka pranuar që pasioni i tij i madh ishte kriketi. "Nëse në kriket më japin kaq para sa në futboll, ndërroj menjëherë sport".Marc Andre Ter Stegen - Portieri i Barcelonës ka thënë: "Nuk marr vesh nga futbolli, nuk shoh fare. Rrallë ndjek ndonjë ndeshje kur luan ndonjë miku im. As emrat nuk ia di lojtarëve".