Edhe pse nuk lejohen brenda në stadium, tifozët e Partizanit kanë udhëtuar në drejtim të Elbasanit, aty ku do të luhet derbi i kryeqytetit ndaj Tiranës.
Një grup prej dhjetëra tifozësh i kanë bërë një surprizë të bukur ekipit të Partizanit. Menjëherë sapo futbollistët zbritën nga autobusi, tifozët nisën me koret e tyre karakteristike në mbështetje të ekipit.
Ndeshja do të luhet në Elbasan Arena në orën 18:00. (A2 Televizion)