Pas fitores në Superkupë, CR7 paralajmëron Milan dhe Inter

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 11:11 | Futboll
Pas fitores në Superkupë, CR7 paralajmëron Milan dhe Inter

Cristiano Ronaldo tregoi edhe një herë se nuk gabon në finale, duke vulosur triumfin e Juventusit në Superkupën e Italisë, ku bardhezinjtë fituan 2-0 ndaj Napolit.

“Ishte një ndeshje ku vuajtëm, e luajtur në një fushë të keqe. Por, fituam një trofe që do të na ndihmojë edhe për vetëbesimin”, tha portugezi, përpara se të jepte një mesazh për Milan e Inter, ekipet që kryesojnë renditjen e Serisë A.

“Janë dy skuadra shumë të forta, por kampionati është i gjatë. Mund ta fitojmë ende titullin. Do të jetë një garë e gjatë, por ne kemi mundësitë tona”, nënvizoi CR7. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos