Neuer barazon rekordin historik të Oliver Kahn

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 13:35 | Futboll
Neuer barazon rekordin historik të Oliver Kahn

Fitorja 1-0 e Bayern Munchen ndaj Augsburg i shërbeu portierit Manuel Neuer që të barazojë rekordin e legjendës së klubit bavarez, Oliver Kahn.

Duke ruajtur të paprekur rrjetën, Neuer barazoi rekordin e “clean sheets” të Bundesligës: 196 ndeshje pa pësuar gol. Kapiteni i Bayern postoi në Instagram një montazh ku shihet së bashku me Oliver Kahn dhe shifrat 196.

Duhet thënë që Neuer e arriti shifrën e 196 ndeshjeve pa pësuar gol në më pak ndeshje sesa Kahn: 442-557. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CKSMngYngC_/

A2 CNN Livestream

Latest Videos