
Pas Rey Manaj dhe Armando Sadikut, për cilët flitet për një aventurë të re në Itali, një tjetër lojtar që transferohet në Itali është talenti nga Malësia e Madhe, Kevin Zefi.
Talenti që së afërmi do të festojë 16-vjetorin është blerë nga Interi, me zikaltrit që fituan garën me Juventusin. Zefi mban rekordin si lojtari më i ri që ka shënuar me fanellën e Shamrock, ndërsa Shqipëria është interesuar ta afrojë në përfaqësuese edhe pse ai është aktivizuar me 15-vjeçarët e Irlandës.
Merkato kuqezi vijon me sulmuesin Florian Kamberi. Pas aventurave zhgënjyese te Rangers në Skoci dhe St. Gallen në Zvicër, destinacioni i ardhshëm i kuqeziut mund të jetë Liga e Dytë gjermane.
25-vjeçari ka përfunduar në listën e dëshirave të Bochum, skuadër që pozicionohet në vendin e dytë dhe ëndërron ngjitjen në elitë. (A2 Televizion)