Futbollisti i famshëm argjentinas lë futbollin, Messi e nderon me 3 gola

Nga A2 CNN
25 Qershor 2023, 09:46 | Futboll

Leo Messi shënoi 3 gola në ndeshjen e lamtumirës së Maxi Rodriguez, mesfushorit argjentinas që ka patur një karrierë të shkëlqyer në Evropë, ku ka luajtur me Atletico Madrid dhe Liverpool.

Në këtë ndeshje të fundit të 42-vjeçarit, i cili 3 sezonet e fundit i ka luajtur në vendlindje, me Newell's Old Boys, ishin edhe emra të tjerë të shquar të futbollit argjentinas, si Angel Di Maria dhe Martin Demichelis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos