Inter fiton derbin me Milanin, bind Thuram të vishet zikaltër

Nga A2 CNN
24 Qershor 2023, 08:50 | Futboll
Inter fiton derbin me Milanin, bind Thuram të vishet zikaltër

Interi ka fituar derbin e parë me Milanin ende pa nisur sezoni i ri i Seria A dhe e ka bërë këtë duke i rrëmbyer nga duart Marcus Thuram, në një moment kur kuqezinjtë dukej se ishin të avantazhuar.

Sulmuesi francez, kontrata e të cilit me Borussia Mönchengladbach është afër skadimit, ka refuzuar Milanin, PSG dhe Leipzig, duke pranuar ofertën e zikaltërve.

Firma mbi kontratë ende nuk është hedhur, por tashmë nuk ka më dyshime.

Marcus Thuram do të jetë lojtar i ri i Interit dhe në skuadrën e Inzaghit do të zërë vendin e Edin Dzekos , i cili u transferua te Fenerbahçe.

Francezi ka qenë një objektiv i vjetër i sesioneve të fundit të merkatos për Interin, që arriti të fitonte garën për shërbimet e tij duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me rrethin e ngushtë të lojtarit.

Sulmuesi do të paguhet nga 6 deri në 6.5 milionë në sezon, si dhe do të ketë një bonus në momentin e nënshkrimit të kontratës.

Mungon ende i gjithë komponenti burokratik, por pas përfundimit të procesit marrëveshja do të zyrtarizohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos