Talenti i Stuttgart braktis Gjermaninë për përfaqësuesen e Kosovës

Nga A2 CNN
24 Qershor 2023, 14:49 | Futboll
Talenti i Stuttgart braktis Gjermaninë për përfaqësuesen e

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur përmes një deklarate për mediat se talenti i skuadrës gjermane Stuttgart, Eliot Bujupi, i është bashkuar skuadrës përfaqësuese.

Deri para se të merrte këtë vendim, Bujupi ishte pjesë e kombëtares gjermane U-17, me të cilën ka luajtur 10 ndeshje.

Më 3 korrik bujupi mbush 17 vjeç dhe sipas njoftimit të FFK-së vlerësohet si njëri nga sulmuesit më perspektivë në futbollin gjerman të moshave. I lindur në Böblingen të Gjermanisë më 3 korrik 2006, Bujupi luan si qendërsulmues ose sulmues i djathtë dhe këtë sezon ka kaluar te skuadra U-19 e Stuttgart.

Prezantimin e tij në fanellën “dardane” e ka bërë presidenti Agim Ademi, i cili ndodhet për vizitë në Gjermani.

“Pata kënaqësinë që sot t’ia dorëzoj fanellën e Kombëtares së Kosovës anëtarit më të ri të ekipit dardan, Eliot Bujupi. Atij i uroj sukses dhe mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës. Ardhja e tij është rezultat i kontakteve dhe vlerësimit të performancave të tij nga koordinatori i Kombëtares, Isa Sadriu. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë familjen Bujupi, e cila e ka lindur dhe rritur Eliotin në Gjermani, por e ka përgatitur atë për të veshur me krenari fanellën e Kombëtares së Kosovës”, citohet Ademi në faqen zyrtare në internet të FFK-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos