
Eros Grezda është zyrtarisht futbollist i Partizanit. Edhe pse i është bashkuar kampionëve të Shqipërisë prej disa ditëve në fazën përgatitore, vetëm së fundmi klubi bëri njoftimin për afrimin e yllit të sulmit.
Grezda firmosi kontratë 1-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 6 mijë euro në muaj, duke qenë një prej më të paguarve të kampionatit. Sipas akordit, palët mund t’a rinovojnë marrëveshjen edhe për një vit, me një rritje të konsiderueshme të pagës.
28-vjeçari do të luajë në Superiore pas aventurave me Lokomotivën e Zagrebit dhe Osijek në Kroaci apo Glasgou Rejnxhërs në Skoci.
Ai ka luajtur edhe në Turqi dhe Hungari. Grezda regjistron edhe 13 ndeshje për Kombëtaren shqiptare, ku ka shënuar një gol. (A2 Televizion)