Një pikturë murale mahnitëse e futbollistit të parë profesionist me ngjyrë në botë Arthur Wharton, i cili ishte gjithashtu një rekordmen në vrapim u zbulua sot në Darlington, klubi i parë për të cilin ai luajti.
Wharton, i cili lindi në Ganë në 1865 para se të transferohej në Angli dhe të bëhej një ikonë sportive, tashmë ka të materializuar arritjet e tij të jashtëzakonshme në qytetin e Darlington, pas fushatës 12-vjeçare të një rezidenti.
Shaun Campbell më në fund përmbushi misionin e tij për të përkujtuar jetën e Wharton me pikturën murale e cila u prezantua me rastin e ditëlindjes së tij. (A2 Televizion)