Futbollisti i Premier League arrestohet për përdhunim

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2020, 10:46 | Futboll
Futbollisti i Premier League arrestohet për përdhunim

Një futbollist i Premier League është arrestuar për përdhunim dhe për rrëmbim personi.

“Daily Mail” ka publikuar se e njeh identitetin e lojtarit, por nuk mund ta zbulojë atë për arsye se hetimi është në vijim.

Mendohet se incidenti për të cilin është arrestuar lojtari në fjalë ka ndodhur muajin e kaluar, në banesën e tij.

Futbollisti është arrestuar të mërkurën, përpara se të lirohej sërish, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë nga autoritetet britanike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos