Futi 12 lojtarë në fushën e lojës, shpëton Bayern

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 12:55 | Futboll
Futi 12 lojtarë në fushën e lojës, shpëton Bayern

Gjykata Sportive në Gjermani rrëzoi apelin e ekipit të Freiburg i cili kërkonte fitoren në tavolinë kundër Bayernit të Mynihut i cili futi gabimisht 12 lojtarë në fushën e lojës.

Me këtë vendim, Gjykata Sportive la në fuqi rezultatin 4-1 në favor të bavarezëve.

Përgjatë 17 sekondave, Bayern ishte me një lojtar më tepër sesa kundërshtari, pasi në minutën e 85, Coman, i cili u zëvendësua me Sule, nuk doli nga fusha.

Arbitri e ndaloi ndeshjen sapo e vuri re se diçka nuk shkonte.

Trajneri i Bayern Munchen, Nagelsmann, tha pas ndeshjes se gjithçka erdhi pas një gabimi në tabelën elektronike të arbitrit të katërt: “Ishte një situatë e çuditshme. Tolisso kishte probleme me stomakun dhe shkoi me vrap në dhomat e zhveshjes. Coman nuk e dinte që duhet të dilte nga fusha dhe qëndroi 8 apo 9 sekonda. Nuk ishte ndonjë gjë që ndikoi në rezultat”.

Në fakt, rregullorja thotë se “nëse një lojtar i cili nuk ka të drejtë të luajë apo të përdoret në një ndeshje, luan në atë ndeshje, takimi konsiderohet i humbur 2-0 nga ekipi që e ka kryer shkeljen dhe i fituar 2-0 nga kundërshtari, përveçse në rastin kur arbitri e vazhdon ndeshjen pas përdorimit të lojtarit që nuk duhet të kishte luajtur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos