
Ministrat e financave të G7 kanë miratuar planin për të vendosur një çmim tavan për naftën që vjen nga Rusia.
Agjencia Bloomberg raporton se me këtë vendim SHBA shpreson të lehtësojë presionin në tregun e energjisë dhe të shkurtojë të ardhurat e Moskës.
Për ta bërë planin funksional, i mbetet në dorë BE-së të modifikojë paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila ka ndaluar blerjet e naftës ruse nga 5 dhjetori.
Reagimi i Moskës ka qenë i menjëhershëm për këtë vendim.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se kufiri i çmimit do ta shtyjë Rusinë të shesë naftën e saj të papërpunuar diku tjetër, në drejtime alternative, duke mos ndërvepruar me vendet që veprojnë sipas këtyre parimeve jo të tregut. (A2 Televizion)