Gabimi administrativ, Manchester City rrezikon turneun në Azi

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 16:14 | Futboll
Gabimi administrativ, Manchester City rrezikon turneun në Azi

Përgatitjet e Manchester City-t dhe turneu i parashikuar në Azi janë seriozisht në rrezik, pasi kampionët e Anglisë nuk arritën të udhëtonin drejt Kinës, për shkak të një gabimi administrativ.

“Sitizëns” duhej ta kishin nisur prej kohësh turneun e tyre, por në dy raste, avioni që do të transportonte skuadrën, ka qëndruar në tokë.

Shkaku që Manchester City-s u bllokua në Angli lidhej me gabimin administrativ të linjës ajrore, e cila nuk i garantonte futbollistëve dhe stafit teknik hyrjen në hapësirën ajrore kineze. Në situatën e krijuar, Pep Guardiola duhet të ndryshojë planet dhe klubi do të detyrohet të anulojë një pjesë të turneut në Hong Kong, Japoni dhe në Kinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos