Gacek në Absolut 4: Presidenti, palë e rëndësishme, liderët politikë duhet të flasin lirshëm me ne

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 21:23 | Politikë
Gacek në Absolut 4: Presidenti, palë e rëndësishme,

“Ne kontaktojmë me të gjitha partitë politike. Edhe më të voglat. Për shkak dhe të detyrave të tjera që kam këtu, unë takohem dhe me partitë kryesore, dhe këto takime kanë nisur që të premten. Këtë javë do të kem një sërë takimesh. Është shumë e rëndësishme që të gjitha palët e interesuara... presidenti në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Ai është zgjedhur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Ka një mandat. Por është palë e rëndësishme, si garantues i Kushtetutës. Kemi folur dhe me zyrën e tij. Shpresojmë të takohemi me të dhe me përfaqësuesit e tij. Ata flasin shumë hapur dhe lirshëm me ne. Por duke respektuar edhe mirëbesimin. Duhet ta dinë që mund të flasin lirshëm me ne për shqetësimet që kanë. Unë kam qenë politikane, ndaj e kuptoj se si mendojnë politikanët. Sigurisht, janë në mes të fushatës, ndaj janë tepër të zënë”.

https://youtu.be/-IMBOjeAxgU

Kështu u shpreh në një intervistë ekskluzive në "Absolut 4" kryesuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, Ursula Gacek, teksa u pyet për përfaqësuesit e partive politike, si dhe rolin e presidentit Meta në zgjedhjet e 25 prillit.

Më tej, Gacek theksoi se liderët politikë në vend kanë se ku të adresojnë problemet e tyre, ndërsa detyra e misionit është të shohë thelbin e së vërtetës.

“Përveç meje dhe analistëve të mi politikë, që do të takohemi me krerët e shtabeve të fushatave, me drejtuesit e partive këtu në Tiranë, do të jenë dhe 12 ekipet në rrethe që do të dalin në terren, do të ndjekin veprimtaritë zgjedhore, do të takojnë organizatat vendore të partive. Duam të krijojmë një ide të qartë. Dhe për sa u përket shqetësimeve të tyre, ata duhet ta dinë që kanë dikë kujt t’ua adresojnë. Neve na takon ta shohim atë informacion me imtësi. Sigurisht, secili ka pikëpamjet e veta, të gjithë kanë njëfarë njëanshmërie. Detyra jonë është të shohim thelbin e të vërtetës, ku janë në të vërtetë faktet dhe provat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos