Vendimi për listën e PD, Kaso: I ndikuar politikisht nga interesi i partisë në pushtet

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 15:03 | Politikë
Vendimi për listën e PD, Kaso: I ndikuar politikisht nga interesi i

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, e quajti të motivuar politikisht shfuqizimin në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor të vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, lidhur me numrin e kandidatëve për deputetë në listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

“Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet”, reagoi Kaso përmes një statusi në Facebook.

“Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend.

Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve më 25 prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshimin që duan dhe meritojnë”.

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendosi pranimin e padisë së Partisë Socialiste dhe shfuqizimin e vendimit të KAS në lidhje me listat e PD-së. Në bazë të këtij vendimi Partia Demokratike do të ketë 153 kandidatë në listën për zgjedhjet e 25 prillit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/29/kolegji-zgjedhor-shqyrton-padine-e-ps-per-listat-e-pd-salianji-kas-ka-shkelur-parimet-e-kodit-kaso-respektuam-ligjin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos